KATEGORIA E PARË/ Ish-futbollisti i skuadrës kavajase tregon arsyen e situatës në renditje
Agron KAJA
Kategoria e parë është në metrat e fundit të saj, pasi edhe dy ndeshje kanë mbetur nga kalendari i këtij kampionati, për të nisur më pas ndeshjet Play-off dhe Play-out. Dhe nisur nga renditja në 21 javë, presim një garë të fortë, përjashtuar Vorën që e ka siguruar matematikisht vëndin e 1-rë dhe ngjitjen në Superiore, si edhe dy skuadrat që mbajnë vëndet e fundit në renditje. Në këtë “valle” është edhe Besa e Kavajës, për të cilën ish-futbollisti i saj Ilir Biturku, ndjen keqardhje që përfundoi në vëndin e 3-të. “Unë e kam ndjekur ritmikën e garës në Kategorinë e Parë të këtij sezoni, dhe mendoj është një kampionat i fortë që ka shfaqur edhe elementë cilësorë, kryesisht nga grupi i skuadrave që pozicionohen nga kreu e në mesin e renditjes. Por, më vjen keq për Besën që ndodhet në vëndin e 3-të, sepse si Vora, Flamurtari e Besa janë skuadra të nivelit të Superiores”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit Ilir Biturku, i cili më pas ka edhe një përfundim për rënien në renditje të Besës, e cila në fazën e parë kryesonte. “Përshktimi im për Besën në vëndin e 3-të në renditje, është se po vuan 6 pikët që la me Erzenin. Sepse ndodh që me skuadra të këtij niveli humbet vlerësimi, apo edhe përqëndrimi, por sot ato pikë janë vëndimtare. Duke e analizuar në tërësisnë e saj, Besa ka lojtarë për Superiore, ka staf teknik të mirë, por ka edhe një mbështetje të mirë nga Bashkia e Presidenti Xhat Bizhdili. Është skuadër Superioreje, dhe këtë e tregoi me fitoren në Vlorë, me disa gabime që po vuan sot”. Ndërkohë që sot luhen të gjashtë ndeshjet e javës së 32-të, dhe specialisti Biturku ka një parashikim interesant. “Deri në fundin e kampionatit, pra këto dy ndeshjet e mbetura, Vora ka më shumë mundësi që ti humbasë. Pse? Sepse nuk kanë më shumë motiv për ta përballuar me ritmin e mëparshëm. Ndërsa ndeshjet e tjera do luhen me garë të fortë për tri pikët. Nga sa kam parë unë Kategorinë e Parë, Burreli e Pogradeci janë më favoritë përballë Valbonës e Kukësit. Ndërsa dy sfidat, Kastrioti-Apolonia dhe Lushnja Korabi, janë ndeshje të vështira për parashikim. Do kemi një renditje të trazuar në këto pjesë të renditjes. Dhe këtu, cila do skuadër të dalë para Besës, ajo do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm”, kështu e mbylli bisedën specialisti i futbollit, Ilir Biturku.
LEGJIONARËT
Qershori po vjen, Kombëtarja asnjë emër të ri
Në muajin qershor 2025, Kombëtarja jonë e futbollit do të rikthehet në fushë ku do të luajë dy përballjet e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës, me Serbinë në datën 7 në Tiranë dhe tre ditë më pas me Letoninë në transfertë. Gjatë kësaj hapësire pa ndeshje, nga stafi teknik i Kombëtares sonë, nuk ka ende lëvizje apo afrime të reja që mund të ketë për këto dy ndeshje të radhës. Mediatikisht përflitet shumë për afrimin e lojtarëve të rinj, ku disa emra kanë qarkulluar në media. Brajan Gruda, Arijon Ibrahimoviç, Antoni Caci apo Nelson Vajper, këta janë kandidatët për të veshur fanelën kuqezi. Por që deri në nuk ka asnjë lajm, fakt që e ka shprehur në një deklarim për mediat sportive zëvendëstrajneri kuqezi Ervin Bulku. Gjithsesi, Qershori po vjen, por Kombëtarja nuk ka asnjë emër të ri dy muaj para ndeshjeve eliminatore në grup për Botërorin 2026.
“Zgjohet” Etrit Beisha, gardiani ritkthehet në Suedi
Që nga vera e sezonit të kaluar, ish-portieri i Kombëtares sonë të futbollit, Etrit Berisha, ka qënë pa skuadër dhe pa aktivitet zyrtar. Por tashmë pritjes për një skuadër të re i erdhi fundi, sepse Berisha ka menduar të rikthehet atje ku e nisi karrierën. Ky rikhtim vjen pas 12 vitesh në kampionatin suedez, aty ku ai spikati në katërkëndor, për ta nisur rrugëtimin e tij në kampionatin italian Serie A, pas largimit nga skuadra e Kalmar. Tashmë ai është lojtari më i ri i skuadrës Haken, një zgjedhje befasuese për 36-vjeçarin, i cili ishte pa ekip që nga vera e kaluar.
Gardiani shqiptar luajti vetëm në Itali pas largimit nga Kalmardhe. Ky rikthim i bujshëm vjen për të luajtur në elitë, ku në Suedi kampionati sapo ka nisur dhe në dy ndeshjet e para të luajtura, Haken grumbullon 3 pikë. Në këtë skuadër Berisha gjen edhe tre portierë të tjerëPortierët e tjerë të ekipit, me të cilët Berisha do të ketë konkurrencë, janë po ashtu me eksperiencë.
Besa-Vora, kryendeshje për Superioren
Skuadra e Vorës e ka siguruar ngjitjen në Abissnet Superiore, ndërsa sot është mysafire e Besës. Kavajasit kërkojnë fitoren, edhe pse Flamurtari i vëndit të 2-të me 1 pikë më para, pret Erzenin e rënë në Kategorinë e Dytë. Fati drejt Superiores do të jetë në “këmbët” të Vorës, e cila luan pa asnjë ngarkesë. Të gjitha ndeshjet e tjera do vendosin për renditjen në Zonën Play-off dhe Play-out.
KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java 32
E shtunë, 12 prill 2025
Flamurtari-Erzeni 15:00
Besa-Vora 15:00
Burreli-Valbona 15:00
Pogradeci-Kukësi 15:00
Kastrioti-Apolonia 15:00
Lushnja-Korabi 15:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Vora 31 76
2.Flamurtari 31 69
3.Besa 31 68
4.Burreli 31 52
5.Pogradeci 31 46
6.Apolonia 31 43
7.Lushnja 31 43
8.Korabi 31 35
9.Kastrioti 31 34
10.Kukësi 31 28
11.Valbona 31 16
12.Erzeni 31 11