Guardiola “habit”: Nuk kam ardhur për të fituar Champions-in te City

447
Sigal

Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola është shprehur se kjo javë do të jetë vendimtare për skuadrën e tij, pasi do të luajë sfida të rëndësishme. Fillimisht “qytetarët” duhet të përmbysin humbjen minimale 1-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League ndaj Tottenhamit. Të shtunën ndërkohë City do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme ndaj Manchester United.

“Nëse nuk i fiton këto ndeshje, mund të dalësh jashtë garës në të dyja kompeticionet. Do të jenë dy finale për ne. Jam kurioz të di se si do të jetë sjellja e tifozëve. Një atmosferë si ndaj Liverpoolit, mund të jetë e mjaftueshme, ndoshta dhe pak më mirë. Dua të shoh nëse fansat duan që të shkojmë në gjysmëfinale.

Nuk kam ardhur këtu për të fituar Champions-in. Kam ardhur për të ndihmuar ekipin të luajë siç ka luajtur në 20 muajt e fundit, për këtë arsye jam këtu. Kam qenë te një klub i madh si Bayern dhe pas tre sezonesh kam fituar gjithçka përveç Champions-it. Ka qenë një dështim i madh. Çfarë mund të them?

E pranoj, e di, duhet të bashkëjetoj me këtë mendim, por nuk është një problem i madh. Sigurisht, të motivon më shumë për ta fituar, por nëse nuk e fiton, atëherë duhet të pranosh se skuadrat e tjera kanë qenë më të forta. Për këtë arsye kam thënë shpesh se, për mua, Premier League është titulli më i rëndësishëm”, deklaroi Guardiola.