Partizani triumfon ndaj Kukësit dhe mban kreun, verilindorët mbeten në fund

79
Sigal

Partizani rikthehet menjëherë te fitorja pas humbjes befasuese me Erzenin, duke triumfuar 1-2 në “Kukës Arena” ndaj skuadrës vendase. Tri pikë me shumë vlerë për të kuqtë, që rimarrin kreun e renditjes. Ndërsa Kukësi mbetet në fund me një pikë.

Miqtë nga kryeqyteti shënojnë golin e parë në minutën e 14-të. Tedi Cara mori përsipër një goditje dënimi dhe me një gjuajtje fantastike çoi topin në portën e mbrojtur nga Tafas. Por gjatë festimit të golit, ai gogitet me një shishe nga tribuna e tifozëve vendas, duke e gjakosur atë.

U desh ndërhyrja e stafit mjekësor për t’i ardhur në ndihmë. Ndeshja vijoi normalisht më pas, por gjithsesi, Cara zëvendësohet në minutën e 20-të. Fraksioni i parë mbyllet 0-1 për të kuqtë.

E dyta nis me gol për verilindorët. Daci, i futur i sapofutur në lojë, avancon i vetëm drejt zonës dhe përballë Rexhepit dërgon topin në rrjetë.

Megjithatë, janë sërish miqtë që kalojnë në avantazh në minutën e 74-t. Bitri lëshon një gjuajtje me kokë, pas topit të dhënë nga një goditje këndi, për të çuar topin në rrjetë. Partizani arrin ta mbrojë avantazhin deri në fund, duke marrë tri pikë me vlerë.

Partizani triumfon ndaj Kukësit dhe mban kreun, verilindorët mbeten