Igli Allmuça: Ekipet nuk kanë stabilitet, por kemi një kryendeshje

14

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-kapiteni i Partizanit, Igli Allmuça, veçon sfidën me Vllazninë

Sigal

Agron Kaja

Edhe gjashtë javë deri në mbyllje të Superiores, cili është këndvështrimi juaj për zhvillimin e garës, nga java e 1-rë e deri tek e 29-ta?

Ekipet janë treguar me oshilacione, ku vetë rezultatet e tyre nga java në javë kanë treguar se nuk kanë stabilitet. Ndërsa Egnatia ka qënë konstante, por me luhatje të vogla. Në tërësi në 29 javët e luajtura nuk ka patur shumë stabilitet.

Abissnet Superiore luan javën e 30-të, jemi në një moment të kampionatit ku të gjitha ndeshjet veçohen si kryendeshje më vehte?

Janë të gjitha ndeshje delikate dhe të forta, për vetë pozicionin që kanë skuadrat në renditje, njëherësh edhe në raport me synimet që kanë. Sepse edhe Kukësi i ka rritur ambiciet e mbijetesës, ndaj janë ndeshje të paparashikueshme.

Për zonën “Final 4”, në cilat ndeshje të javës së 30-të fokusohet më shumë vëmendja?

Në këtë javë janë tre ndeshje të cilat mund të sjellin lëvizje edhe në zonën “Final 4”. Ndeshjet e tjera do tu shërbejnë skuadrave vetëm për pikët. Teuta-Laçi për ti shpëtuar rënies, ndërsa Egnatia-Erzeni ndeshja më e lehtë e javës.

Sa ndikim do të kenë rezultatet në takimet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në javën e 30-të?

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë që u luajtën në mesjavë, nuk do kenë ndikim tek sfidat e javës së 30-të në kampionat. Sepse ato nuk janë ndeshjet e kthimit, dhe vetënm në aspektin fizik mund të ketë ndikim te ekipet.

Cilën skuadër në fundin e tabelës së renditjes e shikoni si më të rrezikuar në javën e 30-të?

Përveç Kukësit, i cili ka ngritje në lojë e rezultate, mjafton të kujtojmë fitoren 2-0 në Kupë me Tiranën, mendoj se edhe Erzeni është shumë i rrezikuar. Laçi dhe Teuta janë dy skuadrat e tjera, por durrsakët në javët e fundit kanë ngjitje.

Gjatë kësaj jave, disa skuadra kanë deklaruar rikthime të lojtarëve, është kjo një “luftë” mediatike e tyre?

Përderi sa çdo skuadër jep informacione për mediat, normalisht që edhe kjo formë shfrytëzohet nga trajnerët. Por çdo formacion vendoset edhe në çastet e fundit, sepse nuk duhet të harrojmë se jemi drejt fundit të kampionatit.

Cili është mendimi juaj, do ketë lëvizje në renditje për skuadrat e “Final 4” dhe ato të mbijetesës?

Patjetër që do ketë lëvizje, dhe këtë bëri Dinamo City të mërkurën me fitoren 1-0 ndaj Teutës. Kështu pritet edhe sfida Partizani-Vllaznia, e cila si kryendeshje e kësaj jave, luhet për të tre rezultatet, 1 X 2.

Në raport me renditjen, si i parashikoni 35 ndeshjet e fundit deri në mbylljen e kampionatit?

Duke qënë se ka edhe përplasje direkte mes skuadrave që kanë të njëjta synime në renditje, besoj se nga java në javë mund të kemi edhe ndryshime e lëvizje në tabelë. Nëse Teuta fiton me Laçin, do jetë pretendente për “Final 4”.

 

NDESHJET PARTIZANI-VLLAZNIA

Në historinë mes tyre, Partizani e Vllaznia janë ndeshur 173 herë. Ndeshja e parë është luajtur në vitin 1946, ndërsa ndeshja e fundit më 28 janar 2024, 1-1. Partizani është shpallur 17 herë kampion; Vllaznia është shpallur 9 herë kampione.

PARTIZANI-VLLAZNIA

SEZONI 2023-2024

Java e 3-të/ 14.09.2023

Vllaznia-Partizani        0-0

Java e 12-të/ 06.11.2023

Partizani-Vllaznia        4-1

Java e 21-të/ 28.01.2024

Vllaznia-Partizani        1-1

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 30
E dielë, 7 prill 2024

Kukësi-Dinamo City   15:00

Teuta-Laçi                    18:00

Partizani-Vllaznia                 20:00

E hënë, 8 prill 2024

Erzeni-Egnatia             15:00

(Në “Arena e Demave”)

Skënderbeu-Tirana               18:00

RENDITJA

Skuadrat            Nd    Pikë

1.Egnatia             29     54

2.Vllaznia           29     50

3.Partizani           29     47

4.Dinamo City   29     42

5.Skënderbeu     29     40

6.Tirana               29     39

7.Teuta                29     34

8.Laçi                            29     32

9.Erzeni               29     28

10.Kukësi           29     25

 

 

KUPA E SHQIPËRISË

Fitoi gjysmëfinalen e parë, Devolli: Kukësi mendon finale.

 

GJYSMËFINALET

Ndeshjet e para

E mërkurë, 3 prill 2024

Kukësi-Tirana    2-0

Egnatia-Vllaznia          1-0

Ndeshjet e kthimit

E mërkurë, 24 prill 2024

Tirana-Kukësi    15:00

Vllaznia-Egnatia          18:00

NDESHJA FINALE

E martë, 14 maj 2024

Në mesjavë, skuadra e Kukësit tregoi se situata në fundin e renditjes në 29 javët e Abissnet Superiore, nuk e pengoi që të kalonte Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Madje edhe me një rezultat të pastër 2-0, e kështu kuksianët duket se janë më afër finales së 14 majit. Këtë e pohoi dje për gazetën “Telegraf” edhe trajneri Bledar Devolli: “Ne luajtëm futboll dhe çunat kanë meritën kryesore. Tani po mendojmë për kampionatin, natyrisht edhe për finale e Kupës”. Ndërsa Egnatia nuk e ka shumë të sigurtë shkuarjen në finale, pasi vetëm me një gol fitoi në takimin e parë ndaj Vllaznisë. Nisur nga loja që zhvilluam rrogozhinasit, madje edhe kur Vllaznia mbeti me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq, gjithçka mbetet e hapur në takimin e kthimit më 24 prill.