Artan Bano: Kreu dhe fundi më të qartë, mbijetesa si fjalëkryq

14

KATEGORIA E PARË/ Në 27 javë, tabela e renditjes qartëson edhe verdiktet, Artan Bano analizon renditjen  

Sigal

 

Agron Kaja

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave duken se janë interesante, përjashtuar ndeshjen e Tomorit me Flamurtarin në Vlorë. Përfundimisht do të thoja se në vendet e kreut në renditje është mbyllur verdikti, llogaritë do bëhen vetëm për fundin e tabelës

 

Kampionati i Kategorisë së parë të sezonit që po luhet, 20213-2024, duke qënë se po luan javën e 28-të, dukshëm evidenton se verdiktet thuajse janë të qarta. Nëse në kreun e renditjes AF Elbasani me Bylisin janë të pakapshëm, në zonën e katër skuadrave që do luajnë Play-off thuajse është përcaktuar grupi, në fundin e renditjes vetëm Tomori duket i dorëzuar si i rënë në Kategorinë e Dytë. Po si e mendon Artan Bano këtë renditje, duke u fokusuar më shumë te Lushnja? Ja si u shpreh ai për gazetën “Telegraf”, duke i analizuar të gjitha skuadrat, nga kreu në fund të tabelës. “Në fazën e tretë them se ka pasur pritshmëri më të mëdha, sepse financat janë të mëdha, infrastruktuar tani është shumë e mirë. Ndaj them se pritshmëritë ishin më të mëdha, jo vetëm për Lushnjen, por për të gjitha skuadrat e kësaj kategorie. Nga skuadrat e tjera më ka befasuar AF Elbasani dhe Bylisi me Flamurtarin. Risi ishte Vora, por edhe Luzi me një treshe shumë të mirë në sulm. Në tërësi, të gjitha skuadrat në Kategorinë e Parë të këtij sezoni i dhanë më shumë bukuri e rivalitet zhvillimit të garës”, kështu e nisi bisedën specialisti i futbollit Artan Bano, i cili më pas tregoi edhe parashikimin e tij për skuadrat, sipas renditjes së tyre aktuale. “Nuk më vjen mirë që Lushnja është në këtë nivel në renditje, në vendin e 8-të me 31 pikë, por të paktën të synojë që të arrijë në zonën Play-off (nga vendi 3-6). Për sfidat e tjera të javës së 28-të, unë mendoj se po luhet më shumë në vendet pas mesit të renditjes e në fund, se sa në vëndet e sipërme në tabelë. Kështu që të gjitha ndeshjet e kësaj jave duken se janë interesante, përjashtuar ndeshjen e Tomorit me Flamurtarin në Vlorë, sepse skuadra beratase është e rënë në Kategorinë e Dytë dhe nuk ka më shpresa mbijetese. Përfundimisht do të thoja se në vendet e kreut në renditje është mbyllur verdikti”. Por Bano tregon edhe për vazhdimësinë deri në mbyllje të kampionatit të kësaj kategorie. “Në javët e mbetura të Kategorisë së Parë, sfidat më të mëdha duken për skuadrat e renditura nga vëndi i 7-të e deri në të 11-in, ku lufta për mbijetesë përfshin pesë ekipe. E përmënda më sipër se Kategoria e Parë në këtë sezon ka përparuar shumë, është kampionat i fortë dhe me surpriza. Nga java në javë shohim se asnjë ndeshje nuk është e sigurtë dhe kundërshtarët nuk po maten nga renditja, por nga kualitetet që kanë në ekipet e tyre”, ishte kjo biseda me specialistin e futbollit shqiptar Artan Bano, lidhur me situatën në Kategorinë e Parë.

LEGJIONARËT NË MESJAVË

Dy kuqezinj për Juventusin, Mitaj dhe Shpendi në shënjestër

Tashmë është bërë i njohur interesimi që Juventusi ka shprehur për mbrojtësin e majtë të Kombëtares sonë, Mario Mitaj. Mëngjërashi mbetet në ethet e provës, e cila pritet që të vendoset gjatë ndeshjeve finale në Kampionatit Europian, që për Shqipërinë nisin më 15 qershor kundër Italisë. Dhe jo vetëm Mitaj mbetet “dashuri” për juventinët, sepse ka dalë në tregun e medias italiane edhe emri i sulmuesit të Kombëtares U21 të Shqipërisë, Kristian Shpendi. Edhe pse kanë mbetur ende disa javë për t’u luajtur në këtë sezon, skuadra e Çezenës ku luan Shpendi ka arritur që të sigurojë ngjitjen një kategori më lart, nga Serie C në Serie B të futbollit italian. Juventusi po e monitoron me seriozitet Kristianin, i cili në 30 ndeshje ka shënuar 21 gola me Çezenën.

Italianët zbardhin vendimin: Vetëm një lojtar shqiptar si vëndas

FSHF-ja publikoi ditë më parë një vendim që ka marrë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj më 3 prill, ku lojtarët shqiptarë do të quhen si vendës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Rregulloja në Serinë A e thotë se çdo ekip mund të federojë tre lojtarë që vijnë nga shtetet jashtë BE-së, por edhe tre të tjerë që vijnë po jashtë BE-së, por që janë prodhim i akademisë së klubit. Janë mbi 10 lojtarë shqiptarë që luajnë në Serinë A, dhe nga ky vendim përfitojnë Ismajli, Hysaj, Ramadani dhe Medon Berisha që kanë shtetësi shqiptare e kosovare. Ndërsa Asllani, Kumbulla, Dermaku, Kalaj dhe Shpendi kanë shtetësi italiane, Berisha ka shtetësi suedeze, Bajrami me Gjimshitin kanë edhe shtetësi zvicerane.

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 28

E shtunë, 6 prill 2024

Flamurtari-Tomori                   15:00

Kastrioti-Luzi 2008                15:00

Burreli-Besa                            15:00

Apolonia-Vora                        15:00

Lushnja-Bylis                          15:00

Korabi-AF Elbasani                15:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani              27        63

2.Bylis                         27        61

3.Flamurtari                 27        48

4.Vora                         27        45

5.Apolonia                  27        40

6.Korabi                      27        40

7.Burreli                      27        31

8.Lushnja                    27        31

9.Kastrioti                   27        27

10.Besa                       27        25

11.Luzi 2008               27        24

12.Tomori                    27        14

Tomori me elementë të rinj në Vlorë

Në javën e 28-të, Tomori shkon në Vlorë ku do ndeshet me Flamurtarin vendas. Klubi beratas e ka të qartë rënien në Kategorinë e Dytë e deri në fund të kampionatit do mbështetet tek elementët e rinj që i mendon për sezonin tjetër në Kategorinë e Dytë, por edhe për të plotësuar largimet që këtë javë kanë qënë të shumtë.