Liverpool synon talentin e Leicester City!

263
Sigal

Sezoni impresionues i Leicester City ka bërë që klubet më të mëdha të tentojnë shkëputjen e lojtarëve të ekipit të drejtuar nga Brendan Rodgers.

Një emër surprizë për këtë sezon është Havery Barnes, i cili është shndërruar në titullar dhe ka shkëlqyer me shtatë gola dhe një rekord prej nëntë asiste.

Emri i tij është vënë në axhendën e Liverpool që do të bëjë një lëvizje surprizë për 22-vjeçarin e blerë për vetëm dy milionë euro në 2019-ën dhe tani kushton të paktën 20 milionë euro.