Ideja e bujshme e Guardiolës, spanjolli dëshiron me çdo kusht titullarin e Realit

146
Sigal

Mançester Siti raportohet se po përgatitet për të bërë një ofertë për mesfushorin e Realit të Madridit, Toni Kros. Kontrata e tij me kampionët e Spanjës përfundon në mbyllje të sezonit dhe deri më tani ai nuk ka dhënë sinjale rinovimi.

Nëse gjermani nuk rinovon kontratën me Realin deri në çeljen e merkatos së dimrit, që nga 1 janari i vitit 2023, Kros është i lirë të bisedojë me çdo klub tjetër. Dhe te Siti shpresojnë se do të arrijnë ta bindin gjermanin të lërë Realin për t’iu bashkuar skuadrës së Pep Guardiolës. Sipas “El Nacional”, trajneri i “Qytetarëve” e dëshiron me çdo kusht 32-vjeçarin te Mançester Siti.

Siti ka një “inflacion” në mesfushë, teksa në skuadër janë lojtarë si Kalvin Filips, Kevin de Bryjne, Rodri, Gyndogan dhe Bernardo Silva. Por edhe pse kështu, Pep Guardiola është i gatshëm t’i bëjë një vend në skuadër mesfushorit gjerman, teksa e sheh eksperiencën e tij si shumë të vlefshme në arritjen e objektivit, fitimin e Ligës së Kampioneve.