De Biasi -Fiorentinës: Blijeni Xhakën, është si Gattuso

447
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka lavdëruar dhe e ka këshilluar Fiorentinën që të blejë mesfushorin e Baselit dhe të Kombëtares sonë, Taulant Xhakën duke thënë se ai ka tipare si të Gennaro Gattusos.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thurur lavde për futbollistin kosovar, Taulant Xhaka. Duke folur për Fiorentina.it, De Biasi deklaroi se Xhaka është një luftëtar i vërtet në stil të Gennaro Gattusos.
“Xhaka? Ishte një befasi e madhe për mua. Ai fizikisht është si Gattuso, me më shumë cilësi”, u shpreh De Biasi. “Ai nuk dorëzohet kurrë, ka cilësi të mira. Vrapon, është dinamik, ka gjuajtje të mira jashtë zonës.. është interesante, edhe pse i ri ka shumë përvojë”, shtoi tutje italiani.
Sigal