Shkencëtarët: Mos pini kafe midis orës 8-9 të mëngjesit

540
A e keni pyetur veten ndonjëherë pse kafja e mëngjesit disi na ngjallë dhe na kthjell? Shkencëtarët kanë konstatuar se kjo ka të bëjë me ngjashmërinë e kafeinës me adenozinën. Adenozina është një substancë kimike, e cila grumbullohet në tru kur jemi zgjuar, por niveli i saj bie derisa flemë.
Kur e pimë kafen e mëngjesit, kafeina garon me adenozinën dhe lidhet për receptorët e njëjtë në tru. Me kalimin e kohës na duhet një sasi më e madhe e kafes për të qëndruar zgjuar, meqë truri reagon duke krijuar më shumë receptorë për adenozinë.
Kafen nuk duhet ta pimë midis orës 8 dhe 9 të mëngjesit, më shumë për shkak të kortizolit. Kortizoli në këtë kohë lirohet nga organizmi dhe ka rolin e kafeinës natyrore. Prandaj më mirë është që kafen e mëngjesit ta pimë rreth orës 10, meqë ajo do të jetë më efikase.
Sigal