Greqia buzë humnerës, s’i paguan borxhin FMN-së

445
Greqia ka rënë në krizë të thellë financiare, pasi programi i ndihmës, në të cilin është mbështetur për pesë vjet, ka skaduar mesnatën e 30 qershorit. Greqia po ashtu nuk ka arritur t’i shlyejë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh. Rrjedhimisht, Greqia është bërë vendi i parë i zhvilluar që dështon t’i paguajë këstet FMN-së. Vendi i fundit që ka dështuar ka qenë Zimbabve më 2001.
Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë pranuar kërkesën e Greqisë për t’i zgjatur afatin e paketës së ndihmës. Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar reforma nga Greqia, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës. Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.
Ndërkohë në vend diskutohet gjithnjë e më shumë për çështjen, nëse me 5 korrik do të votohet për propozimet e fundit për reformën e huadhënësve ndërkombëtarë, apo për daljen e Greqisë nga euro. Simpatizuesit e Syrizës demonstrojnë të dielën para parlamentit, si dhe para përfaqësisë së BE-së në Greqi. Të hënën do të ketë përsëri një protestë “kundër ultimatumit të huadhënësve” në qendër të Athinës, të martën mbështetësit e BE-së do të takohen në një kundërdemonstratë.
Edhe tek Syriza askush nuk dëshiron të flasë për një kthim te dhrahmia.
Sigal