Ibrahimovic ofendohet rëndë nga tifozët serbë në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas (VIDEO)

162
Sigal

Zlatan Ibrahimoviç ishte subjekt i fyerjeve etnike gjatë ndeshjes së djeshme ku Milani luajti në Ligën e Evropës ndaj Cvrena Zvezdas.

Sulmuesi me prejardhje boshnjake, qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, ku Rossonerët  morën një barazim 2-2.

Një video e postuar në ‘Twitter’ tregon se si sulmuesi i Milanit ka qëndruar i palëkundur kur disa njerëz në stadium e ofenduan.

Fjalët e tifozëve kishin të bënin me prejardhjen boshnjake të Ibrahomvic, ku u përdorën terme fyese për këtë kombësi.