Grabitje spektakolare në mes të Berlinit, maskat e armatosura vjedhin… (VIDEO)

173
Sigal

Kjo grabitje spektakolare e mjetit transportues plot me para, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugët e kryeqytetit gjerman – Berlinit.

Katër burra të veshur si punonjës të kompanive të ndryshme që kryejnë shërbime komunale dhe me maska në kokë, kanë dalë me shpejtësi nga një veturë e tipit Audi – ndërsa pjesëtarët e sigurimit mbushnin bankomatët në Volksbank.

Agresorët iu vërsulën menjëherë pjesëtarëve të sigurimit, duke i kërcënuar me armë dhe duke u hedhur gaz lotsjellës. Paratë brenda mjetit të blinduar i futën në veturën e tyre, kurse shuma e parave të vjedhura deri tani nuk dihet.

Sipas njërit prej dëshmitarëve, çantat me para janë futur në bagazhin e Audi, por një prej tyre ishte aq e madhe sa që dera e bagazhit nuk mund të mbyllej.