“Ibra ti je cigan”/ Porkuroria federale hap hetimet për thirrjet raciste të tifozëve të Romës

220
Sigal

Në prag të ndeshjes kundër Romës, Zlatan Ibrahimovic tha se thirrjet apo vërshëllimat kundrejt tij nuk përbëjnë aspak problem, përkundrazi e karikojnë më shumë.

Por ajo që ndodhi në “Olimpico” gjatë Roma-Milan shkoi shumë përtej rivalitetit normal sportiv. Pas golit të shënuar nga gjuajtja e lirë, Ibra brohoriti me krahët hapur drejt këndit të Romës, nga ku filluan koret e turpshme si kundërpërgjigje: “Ti je cigan”.

Këto kore u përsëritën pas golit 2-0 të Ibrës, gol që u anulua nga VAR, por edhe kur suedezi u largua nga fusha, teksa u zëvendësua nga Giroud. Në momentin e zëvendësimit, inspektorët e Prokurorisë Federale regjistruan korin që konsiderohet diskriminues për nga natyra.

Ata i kërkuan folësit të stadiumit të lexonin njoftimin për tifozët që të ndalonin sjelljen e paligjshme. Një seri ulërimash raciste të drejtuara edhe ndaj Kessie-t pas një përleshjeje me Zaniolo-n, që çoi në paralajmërimin e mesfushorit të Milanit, janë gjithashtu është në shënjestër të hetimit që tashmë Prokuria ka hapur.