Punimet në Asamblenë Zgjedhore, 15 minuta pushin para se të nisë votimi

644
Sigal

Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme, si dhe 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Pjesa e 11 anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.

Dje zbarkuan në Shqipëri dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s të cilët do të monitorojnë zgjedhjet.

ZHVILLIMET MINUTE PAS MINUTE

10:42- 15 minuta pushin para se të votohet. Duka propozon qe ti jepet fjala Finos dhe Halës para fillimit te votimit
020afdc2-321d-45ab-ac4b-7847440ce958

10:32- Punimet në Asamble. Është miratuar buxheti për vitin 2018. Kundër kishte vetëm një votë. Miratohet kompania Deloitte Albania për menaxhimin e financave.

10:25- Gaz Demi, Bashkim Fino dhe Sulejman Starova kanë dalë jashtë sallës. Të njëjtin veprim me ta ka bërë edhe kandidati tjetër Shpëtim Hla.

10:20- Ndërpritet sinjali në Asamble! Momenti ndodhi kur kryetari i bashkisë Lushnje Fatos Tushe po debatonte për shoqatat ‘fantazmë’.

10:12-Në punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së që po mbahet në Durrës është zgjedhur Komisioni i Verifikimeve të Mandateve. Ja kush janë emrat

1-Refik Halili, 2- Ardian Takaj, 3- Ismet Saliaj, 4- Vladimir Ajazaj, 5- Fehmi Mziu

Komisioni i Numërimit

1-Jualian Çotaj, 2- Kastriot Gurra, 3- Iljaz Haxhiaj

10:00-Nis debati në Asamblenë Zgjedhore. Kryetari i Bashkisë Lushnje kapet me shoqatat e paregjistruara, raporton për “BalkanWeb” gazetari Neritan Prifi

Agim Ademi, zëvendës president i Federatës së Kosovës.

09:45-“Të nderuar përfaqësues të FSHF-së, të UEFA, përfaqësues të futbollit dhe zv.ministrin. Falenderoj FSHF-në për të gjithë mbështetjen që na ka dhënë. Falënderojmë tej mase Shkodrën që në ka pritur në eliminatoret që na lanë pas. Do vazhdojmë së bashku me FSHF-në të avancojmë punimet në dy federatat tona.”

09:30-Grigori Surkis, zv/president i UEFA-s.

“I nderuar zv.ministër i sportit. Të nderuar koleg përfaqësues nga federata e Kosovës. Në emër të delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s, si një shërbyes i juaj, kam kënaqësinë të vizitoj këtë Asamble. Dhe tu jap ju urimet më të mira nga presidenti i UEFA-s Ceferin.

Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Kjo i lejon Shqipërisë të zërë një vend të dukshme futbollin Botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollist të njohur në gjithë Europën. Si Hysaj dhe Thomas Strakosha.”

“Politika nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo është mjaft e qartë. Komiteti i federatave kombëtare së bashku me delegatët përgatit raportin për zgjedhjet dhe ia paraqet atë Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s dhe FIFA-s. Prandaj shpresoj në një përgjigje të mençur dhe një dëshirë të kandidatëve për të mos rënë në kompromis.

Në këtë proçes nuk duhet të ketë kompromentime. Të mos i krijojmë njëri tjetrit plehra nën derë. Pasi kjo do e infektonte futbollin në përgjithësi. Do t’i bëja thirrje individëve të mos përfshihen.”

“Unë nuk jam këtu për t’u mësuar, por për t’ju ofruar ndihmë në emër të UEFA-s. Dhe një herë dua t’ju rikthesoj metodat e punës të pranuara nga UEFA dhe FIFA. Jo shumë larg Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ju ka ofruar kompetenca të gjëra. Sigurisht përfshirë këtu dhe mosmarrëveshjet e brendshme, duke propozuar masa që janë të nevojshme të merren masa të tilla. Jam i bindur se nuk ka asnjë vështirësi të cilën nuk mund të mos e kapërcejmë së bashku. Duhet vetëm të vendosim mbi interesat tonë interesin e futbollit.”

09:20-Shkurti

Puna juaj gjatë kësaj periudhë kanë qenë intensive. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kombëtaren, por për përgjithësi në impaktin që futbolli krijon te njerëzit. Veçoj dëshirën e fëmijëve për t’u marrë me këtë sport të rëndësishëm. Në do të vazhdojmë të mbështesin projekte të rëndësishme, siç është “Grow”

Të dashur miq më lejoni t’ju uroj suksese në këtë Asamble Zgjedhore. Shpresoj se do të ketë “Fair-Play”. Ju uroj punë të mbarë dhe faleminderit.”

NIS PUNIMET ASAMBLEJA ZGJEDHORE E FSHF, DUKA: FUTBOLLI SHQIPTAR KA RRITUR IMAZHIN E TIJ

ORA 9:10 Ka nisur punimet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit. Që në nisje të saj, fjalën e ka marrë kreu i FSHF, Armando Duka, i cili në këto zgjedhje garon përballe Bashkim Finos dhe ish-trajnerit Hala. Gjatë fjalës së tij, Duka tha se futbolli ka rritur imazhin e tij.

“Futbolli shqiptar ka regjistruar jo pak ngjarje të rëndësishme. Obligim për ne është të jemi një skuadër ambicioze drejt suksesit. Jemi të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë. Objektivat tona janë të fokusuara në shumë drejtime. Besoj se ju sot do të bëni zgjedhjen e duhur, duke vlerësuar alternativën më të mirë për futbollin shqiptar. Mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli. Kam bindje, se kjo Asamble me diskutimet, vendimet dhe pjekurinë e saj do t; janë një shtysë më të fortë përpjekjeve tona”, u shpreh Armando Duka.
armando duka

09:05- Delegatët e FSHF-së zënë vendet e tyre në sallën ku do të mbahet Asambleja e përgjithshme

09:00-Në hyrje të hotelit ku do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së çdo pjesëmarrës kontrollohet me detektor. Askush nga delegatët nuk futet në sallë pa u kontrolluar.

zgjedhjet-ne-fshf

08:40-Rendi i Ditës

1. Përshëndetja e presidentit Armand Duka;

2. Verifikimi i përbërjes së mbledhjes;

3. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave;

4. Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë;

5. Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme;

6. Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;

7. Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017;

8. Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania”;

9. Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018;

10. Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018;

11. Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit;

12. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së;

13. Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv;
27781334_1268486493295644_278317880_n

27783104_1268497866627840_1419200391_n

ORA 08:20-Sot në orën 09:00 do të mbahet në Durrës Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Për postin më të lartë të federatës konkurrojnë 3 kandidatë, Armando Duka, i cili udhëheq prej 16 vitesh, deputeti Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
27786681_393205014438674_1384146573_o
Pjesa e 11 anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.
27786773_393205037772005_1331535231_o
Dje zbarkuan në Shqipëri dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s të cilët do të monitorojnë zgjedhjet.
27786835_393205031105339_1063936690_o
27846474_393205034438672_1308167095_o