I theu hundën në stadium, ja si e befasoi Kristiano Ronaldo tifozen

478
Sigal

Kishte kërkuar që ta ftonte për darkë dhe shpresonte që të ndodhte kështu, por gjithsesi duhet të mbetet e kënaqur. Një takim në Kontinasa me Kristiano Ronaldon dhe fanela me numrin 7 me autografin e tij dhe dedikimin: “Një përqafim për Elenën”, natyrisht që e kanë bërë të lumtur.

Kjo është dhurata për tifozen e Juventusit, Elena Di Martino, të cilën kampioni portugez e goditi me një top në fytyrë teksa kjo e fundit po shikonte nga tribunat e “Allianz Stadium” ndeshjen Juventus-Kievo. Rezultati? Hunda e thyer dhe sytë e nxirë, me tifozen që prej ditësh qarkullon me syze të errëta.

4865b59b Bdc6 4cd7 B522 9c24c023880f

Elena ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” dy foto: njërën ku tregon me krenari fanelën me autograf të dedikuar, dhe një tjetër ku është fotografuar krah Kristiano Ronaldos. “Dhurara ime për topin që më goditi në fytyrë. Një kampion brenda dhe jashtë fushës… CR7”, shkruan tifozja bardhezi.