Humbje e rëndë për Barcelonën, Granada e përmbys në “Camp Nou”

187
Sigal

Barcelona ka shpërdoruar një mundësi të artë për të marrë kreun e La Liga-s. Katalansit janë mundur 2-1 në shtëpi nga Granada, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të La Liga-s.

Një rezultat ky që e lë Barçën në vendin e tretë të renditjes me pikë të barabarta me Real Madrid dhe dy pikë larg kreut kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga fundi i kampionatti.

Sfida e Camp Nou është zhbllokuar nga një gol i bukur i Leo Messi-t në minutën e 23-të. Argjentinasi ka tundur rrjetën pas një kombinimi perfekt me Griezmann. Befasia ka ardhur në pjesën e dytë, pas dy golave të shënuar nga Granada në minutën e 63-të dhe të 79-të, e ndihmuar edhe nga dy pakujdesi të mbrojtjes katalanase.

Kjo ka qenë fitorja e parë në historinë e Granada-s në Camp Nou.