Higuain nderon Juventusin, pjesë e parë e pafat për Monaco-n

524
Juventusit i ka mjaftuar Higuain për të mbyllur pjesën e parë në avantazh kundër Monaco-s.
Një aksion i ndërtuar mjaft mirë nga argjentinasi dhe braziliani Dani Alves që u konkretizua me gol në minutën e 29-të.
Në fillim një top i fituar në mesfushë nga Dani që pason në mesin e fushës ku gjen Higuain. Sulmuesi i Juves avancoi disa metra para se t’ia kthente sërish topin braziliani që shpik një asist me thembër për të gjetur konkretizimin fantastik të “El Pipita”.
Ka mjaftuar kaq për të mbyllur një pjesë të parë që prodhoi shumë raste për gol, por që në fund fati i buzëqeshi Juventusit.
Sigal