Hidhet shorti i Conference League, përballje e fortë Betis-Dinamo Zagreb

37
Sigal

Është hedhur ditën e sotme në Nyon të Zvicrës edhe shorti për fazën e të gjashtëmbëdhjetave për Conference League. Pas hedhjes së shortit në Champions League dhe Europa League ishte rradha e trofeut më të ri të kontinentit që skuadrat në këtë fazë të mësonin kundërshtarët e tyre.

Skuadra e Ajax, e ardhur nga Europa League do të ketë një përballje të lehtë në letër përballë Bodo/Glimt.  Përballje interesante do të jetë ajo mes spanjollëve të Real Betis dhe Dinamo Zagreb. Kroatët lanë jashtë Ballkanin e Ilir Dajës dhe ndaj andaluzianëve do të jetë një sfidë mjaft e fortë.

Sakaq, Olympiacos do luajë përballë hungarezëve të Ferencvaros, ndërsa Frankfurt do të ndeshet me belgët e Union Saint-Gilloise. Pjesëmarrës në këtë fazë është edhe Legia e Varshavës, ku luan dhe sulmuesi i kombëtares sonë Ernest Muçi, që do të ketë përballë Molden.

Shorti i plotë:

Ajax-Bodo/Glimt

Strum Graz-Slovan Bratislava

Servette-Ludogorets

Molde-Legia Varshava

Real Betis-Dinamo Zagreb

Olympiacos-Ferencvaros

Maccabi Haifa- Gent

Union Saint-Gilloise – Eintracht Frankfurt