Mbyllet java e 20-të e Superiores, rezultatet dhe klasifikimi

137
Sigal

Renditja e Kategorisë Superiores ka pësuar ndryshime të rëndësishme me ndeshjet e javës së 20-të. Tashmë Tirana mund të cilësohet në arrati pasi ka krijuara një distancë sigurie, teksa nuk ka më vetëm Partizanin pas krahëve.

Sfidat e sotme kanë shtuar edhe Vllazninë në garën për titull, edhe pse me 6 pikë diferencë nga bardheblutë. Shkodranët kanë mundur Kukësin duke vazhduar periudhën e mirë dhe e shohin veten në vendin e dytë për momentin, me pikë të barabarta me Partizanin.

Ndërkohë, Erzeni ka rrëshqitur në vendin e katërt në renditje pas barazimit ndaj Kastriotit. Gjithsesi, kjo bën që të ketë një ngjeshje të skuadrave që luftojnë për Europën, pasi vendin e dytë me vendin e 6 tani e ndajnë vetëm 4 pikë.

Po një luftë e ndezur është edhe në fundin e tabelës, teksa Teuta ka dalë nga zona e ftohtë me fitoren e saj ndaj Bylisit. Gjithsesi, ajo mbetet përsëri e rrezikuar, pasi është vetëm 4 pikë larg vendit të fundit në renditje.

JAVA 20
Të hënën

Egnatia-Tirana 1-2
Partizani-Laçi 1-2

Të martën
Kastrioti-Erzeni 2-2
Vllaznia-Kukësi 2-0
Teuta-Bylis 1-0

Klasifikimi: