Një fabrikë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hëne në zonën e Vaqarrit në Tiranë.
Mësohet se bëhet fjalë për një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit mësohet se ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen si cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit në fabrikën e vajit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.



















