“Halandin e donim”, Salihamixhiç rrëfen prapaskenat e merkatos te Bajerni: Për Ronaldon…

131
Sigal

Hasan Salihamixhiç, drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, ka folur për emrat e mëdhenj që ai ndoqi këtë verë, mes të cilëve edhe Erling Haland dhe Kristiano Ronaldo.

“Nëse shohim repartin tonë ofensiv sot, kemi 8 lojtarë për katër pozicione të fazës ofensive dhe ndërkohë kemi eksperimentuar edhe shumë zgjedhje të tjera, duke përfituar edhe nga momenti ynë fantastik. Përveç Manesë, e vërteta është se kemi folur edhe me Ronaldon, por ai ishte ekonomikisht i papërballueshëm për ne dhe mbi të gjitha, filozofia e Bajernit është që të stimulojë të rinjtë.

Haland, si talent i ri, ishte një objektiv dhe nuk e fsheh. Por pas shumë takimeve mes nesh, në fund diçka dështoi. Nuk fajësoj lojtarin aspak për këtë, sepse në fund është normale që Haland dhe njerëzit që e rrethojnë zgjodhën më të mirën për të”, tha boshnjaku.