Sigal

Zhdukja e sulmuesit Emiliano Sala-s dhe dyshimet për rrëzimin e avionit me të cilin po udhëtonte drejt ekipit të ri Cardiff Ciity ka tronditur botën e futbollit. Shokët e tij të ekipit të Nantes, kanë rifilluar sot stërvitjen, por nuk kanë mundur që t’i mbajnë lotët për ish-shokun e tyre, i cili u rikthye në Francë për t’i përshëndetur.

Një pjesë e mirë e tyre e kanë përjetuar shumë keq, pasi Sala luante prej disa sezonesh, dhe ishte një ndër futbollistët kryesor. Ata janë lutur për argjentinasin, për të cilin janë ndërprerë kërkimet.