Sigal

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, gjatë intervistës së saj bëri një deklaratë të fortë kur tha se Ditmir Bushati u shkarkua si Ministër i Jashtëm për shkak të qëndrimit të tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një qëndrim që binte ndesh me dëshirën e Kryeministrit Rama.

“Shqipëria është prononcuar për idenë e ndryshimit të kufijve, vetë Presidenti Meta, Partia Demokratike, ish-Ministri i jashtëm Bushati, i cili jo vetëm se ishte i qartë, por më duket se humbi detyrën për këtë punë”, – tha Tahiri.