Meta: Autoriteti i Dosjeve ka stisur një dosje ndaj meje me urdhër të Ramës! Kallëzim penal më 1 shtator

130
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga kampingu veror i Jalës se në datën 1 shtator do të bëjë kallëzim penal për Autoritetin e Dosjeve, pasi sipas tij ka stisur dosjen ndaj tij.

Meta tha se shpifjet kundër tij janë bërë nga Autoriteti i Dosjeve me urdhër të Edi Ramës ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një falsifikim të rëndë dhe të turpshëm.

“Në 1 shtator do bëhet publik kallëzimi penal për Autoritetin e manipulimit të Dosjeve, sepse e kanë manipuluar, jo dosjen e Ilir Metës, se nuk ka ekzistuar, por dosjen e një qytetari 19 vjeç dikur, tentativë për arratisje, sot edhe shtetas amerikan, me qëllim për të përfshirë në këtë histori Ilir Metën.”-deklaroi Meta.