Katar 2022/ Gana fiton “thrillerin” ndaj Koresë së Jugut dhe kërcënon Portugalinë

86
Sigal

Ka qënë një ndeshje spektakolare ajo mes Koresë së Jugut dhe Ghanës e cila u mbyull 2-3 me fitoren e ekipit afrikan. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishët të Ghanës teksa realizuan me Salisu 24′ dhe Kudus 34′.

Por në pjesën e dytë Korea u kundërpëgjigj duke barazuar shifrat nga dopieta e Cho Gue-Sung 58′ 61′. Megjithatë ekipi afrikan nuk u dorëzua dhe gjeti golin fitores me Kudus në 68′ i cili e mbyll këtë sfidë me dopietë.

Kjo fitore e ngjit Ghanën në vendin e 2 me 3 pikë, po aq sa ka dhe Portugalia që luan në mbrëmje ndaj Uruguajit. Ndërkohë Grupin H e mbyll Uruguaji në vendin e 3 me 1 pikë po aq sa ka dhe  Koreja e Jugut.

SHIKO GOLAT