Ndeshja kthyese mes Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur me epërsinë e Los Blanocs me rezultat 1-0.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0 dhe rezultati aktual i përgjithshëm është 1-1.
Barcelona kërkoi penallti në start pas një loje me dorë nga David Alaba, por gjyqtari heshti, ndërsa pas tij rrezikoi me Sergio Roberton, por pa sukses.
Rodrygo e kishte rastin e parë për Real Madridin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.
Afër mbylljes së pjesës së parë në skenë doli Karim Benzema që shënoi nga afër për 1-0.
⚽ 45'+1' | 0-1 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @Benzema!!!#FIFA23 | #ElClásico pic.twitter.com/x9MjJWXPI5
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 5, 2023