Vodhën makina e ç’tu dilte përpara, arrestohen tre “skifterat” shqiptarë në Greqi, dy prej tyre…

95
Sigal

Policia greke ka arritur të ndalojë një bandë shqiptarësh të cilët kryenin në mënyrë sistematike vjedhje në zona të ndryshme të Atikës në Greqi. Nga hetimet paraprake të policisë janë zbardhur 51 raste të vjedhjeve në një periudhë kohore prej 7 prillit 2021 deri më 18 nëntor 2022.

Specifikisht kanë qënë tre shqiptarë të moshave 16, 17 dhe 18 vjeç të cilët janë arrestuar si anëtarë të kësaj bande hajdutësh por gjithashtu këtyre të fundit i është gjetur 40.5 gramë kanabis gjatë kontrollit të ushtuar nga policia.

Pjesë e bandës u identifikuan edhe 8 shtetas të tjerë, dy prej të cilëve janë duke vuajtur dënimin me burg.

Sa i përket mënyrës së veprimit, të pandehurit kanë hyrë kryesisht në automjete të parkuara, duke hequr nga brenda tyre sende me vlerë. Në të njëjtën kohë ata kryenin vjedhje nëpër shtëpi, dyqane dhe zyra.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.