Granada-Betis, Myrto Uzuni lë fushën e lojës i dëmtuar

16
Sigal

Skuadra e Granadas po luan momentalisht përballë Real Betis në kuadër të javës së 7-të të La Liga-s.

Myrto Uzuni i cili aktivizohet për skuadrën e Granadas e ka lënë fushën e lojës që në minutën e 39’.

Pas një përplasje me kundërshtarin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka ndjerë shqetësime dhe trajneri është detyruar që ta nxjerrë nga fusha e lojës.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Uzuni, në është apo jo serioze.

Por gjithsesi ky është një lajm shumë i keq vetëm dy javë para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Çekisë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.