Nesër sytë nga qielli! Do shihni “Superhënën” e fundit për 2023, ç’do ndodhë

74
Sigal

Hëna e plotë do të shkëlqejë në orët e para të mëngjesit të 29 shtatorit, duke shënuar gjithashtu superhënën e katërt dhe të fundit të vitit 2023, shkruan CNN.

NASA njofton se hëna e plotë e shtatorit do të arrijë kulmin e ndriçimit rreth orës 5:58 të mëngjesit të së premtes, por pritet të shfaqet tërësisht e ndriçuar deri të shtunën në mëngjes. Hëna e plotë e shtatorit do të duket rreth 5% më e madhe dhe 13% më e ndritshme se hëna e plotë mesatare.

NOA

Superhëna më e afërt e vitit ndodhi më 30 gusht, kur Hëna ishte vetëm 221,954 milje (357,200 kilometra) larg Tokës.