Grabitet shtëpia e Sergio Ramos, brenda ishin fëmijët e tij

41
Sigal

Shtëpia e Sergio Ramos në Seville është grabitur të mërkurën e kaluar. Ka qenë klubi i Seville që ka bërë njoftimin zyrtar. Gjatë ndeshjes së Seville me Lens të mërkurën e kaluar në Champions, ndërsa Ramos ishte duke luajtur, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë marrë sende me vlerë.

Gjatë grabitjes brenda në shtëpi ishin edhe fëmijët e mbrojtësit së bashku me kujdestarët e tyre, pasi bashkëshortja nuk ndodhej në shtëpi.

Për fat asnjë prej fëmijëve nuk është dëmtuar apo lënduar.

Ramos nuk është viktima e vetme nga futbollistët, e grabitësve në Spanjë.

Kur mbrojtësi luante për Real Madrid, shtëpia e tij në Madrid u grabit, por në atë kohë hajdutët nuk morën asgjë.