Gola, spektakël e çmenduri! Kukësi dhe Egnatia ndajnë pikët në Kamëz

150
Sigal

Ka përfunduar në rezultatin 1-1 në Kamëz sfida Kukësi-Egnatia, e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Një sfidë e çmendur ku gjithçka nisi me golin e Gjelbrim Taipit, ku kaloi Kukësin në avantazh me një supergol në minutën e 33′.

Më pas baraspesha erdhi në minutën e 78′ me Demir Imerin, i cili mjaft bukur shënoi me një goditje të menjëherëshme në zonë.

Në minutën e 83′, Egnatia kërkonte përmbysjen e madhe ku Pedro Augusto ka humbur shansin e artë pas një dalje të gabuar të portierit Çollari dhe topi përfundoi jashtë.

Në minutën e 89′ Bruno Lulaj shënon me kokë nga një goditje dënimi, por VAR e cilëson si të parregullt pasi mbrojtësi i verilindorëve ka realizuar me dorë.

Me këtë barazim Kukësi mban vendin e 3 në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Egnatia merr një pikësh me aromë “mbijetese” ku renditet në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.

FT | KUKËSI 1-1 EGNATIA

Gj. Taipi 33′ / Imeri 78′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+1′ Egnatia kryen lëvizje teksa largohet Igli Allmuça për t’i bërë vend Ildian Shytit.

90′ Arbitri i katërt, Juxhin Xhaja ka akorduar 5 minuta shtesë!

89′ Shënon Kukësi me Bruno Lulajn nga një goditje me kokë, por VAR e akordon si faull në sulm pas një prekje me topi me dorë nga mbrojtësi i verilindorëve.

87′ Majkëll Agbekpornu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të kundërshtarit.

83′ Egnatia pranë përmbysjes teksa humbet shansin e artë Pedro Augusto pas një dalje të gabuar të portierit Çollari.

82′ Kukësi kryen një lëvizje, ku largohet Gjelbrim Taipi për t’i bërë vend Vitor Feizhaos.

78′ GOOOL EGNATIA 1-1! Rrogozhinasit rikthejnë baraspeshën teksa me një goditje mjaft të bukur në zonë, Demir Imeri realizon golin që çon peshë tifozerinë e Egnatias.

76′ Pedro Augusto ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në dëm të Pablo De Lukasit, dhe sulmuesi brazilian do të humbasë sfidën e javës së ardhshme ndaj Tiranës në kampionat për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.

71′ Tjetër lëvizje te Kukësi, largohet golashënuesi i skuadrës verilindore, Edi Basha për t’i bërë vend Luka Milunoviçit.

64′ Egnatia pranë golit të barazimit, teksa pas një dalje të gabuar të Çollarit nuk kanë përfituar dhe topi përfundon në traversë dhe Xhekson mbyll gjithçka.

63′ Egnatia kryen dy zëvendësime ku largohen Ilirid Ademi dhe Bledar Lila për t’i bërë vend Demir Imerit dhe Skerdilajd Levendit.

63′ Sfida merr një rrjedhë tjetër teksa rrogozhinasit pretendojnë për penallti për një prekje me doprë, por kryesori Myrtja nuk e akordon penallti.

59′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Kreshnik Bahtiri për t’i bërë vend Artiom Puntus.

58′ Kartoni i parë i verdhë i takimit merret nga Gjelbrim Taipi.

56′ Ndizet sfida! Momente tensioni në Kamzë mes dy pankinave.

53′ Shqiprim Taipi godet portën nga një pozicion i prirët në një goditje dënimi, por topi përfundon shumë larg portës.

50′ Pjesa e dytë ka nisur me një lojë të ashpër teksa i dëmtuar ka mbetur dhe Pablo De Lukas pas goditjes nga Filip Duranski. Gjithçka është “OK” dhe mesfushori i Kukësit do të vazhdojë lojën.

49′ Krivanjeva dhe Gligorov kanë mbetur të dëmtuar pas një përplasje, por asnjë problem për të dy teksa do të vijojnë lojën.

46′ Nis pjesa e dytë! Egnatia shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Juxhin Xhaja ka akorduar 2 minuta shtesë!

33′ GOOOL KUKËSI 1-0! Zhbllokohet sfida, Kukësi kalon në avantazh me Gjelbrim Taipin, i cili shënon një gol mjaft të bukur në mënyrë akrobatike.

29′ Egnatia provon portën për herë të parë, teksa Bledar Lila provon të befasojë me një goditje që përfundon jashtë.

27′ Rikthehet Bruno Lulaj në fushën e blertë, teksa nuk ka asnjë problem për të.

25′ Ka probleme për Bruno Lulajn, i cili mbetet i shtrirë në fushën e blertë.

19′ Sërish Kukësi është më kërkuese, e cila mundohet që të gjejë mundësitë për shënim.

10′ Gjatë një inkursioni nga krahu i djathtë, Edi Basha e merr mjaft bukur topin dhe e godet, por topi përfundon jashtë për pak.

8′ Verilindorët gjatë një aksioni në krahun e majtë me Emiljano Mustën, por asistenti ka ngritur flamurin lart për shkak të një pozicioni të parregullt të Mustës.

4′ Kukësi është kërkuese ku vendos nën presion mbrojtjen e rrogozhinasve, por asnjë nga ato raste nuk ka përfunduar në kuadrat.

1′ Starton sfida! Kukësi shkelmon topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Çollari; Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Bahtiri, Edi Basha, Musta. Trajner: Diego Longo.

EGNATIA – Hasanbelli; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Lila, Agbekpornu, Duranski; Xhekson, Pedro Augusto, Ademi. Trajner: Zekerija Ramadani.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Indrit Myrtja (Shkodër)

Asistent i parë – Arbër Zalla (Tiranë)

Asistent i dytë – Elvis Gjoka (Lezhë)

Arbitër i katërt – Juxhin Xhaja (Tiranë)

VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)

AVAR – Mehmet Bega (Shkodër)