Goditi me kokë kundërshtarin, Federata e Futbollit të Zvicrës ndëshkon rëndë Xhakën

104
Sigal

Taulant Xhaka është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Mesfushori shqiptar e kishte goditur me kokë në gjoks futbollistin kundërshtar në sfidën Basel – Zurich që përfundoi 0-2 në të mirë të mysafirëve.

Xhaka u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor, por ai ka marrë edhe një dënim të rëndë nga FFS.

32-vjeçari është dënuar të mos luaj në tetë ndeshje derisa sezoni për të është i mbyllur pasi deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Dënimi i tij do të vijojë edhe sezonin e ri, ku Xhaka nuk do të luaj në katër sfidat e para.

Kujtojmë që Xhaka kërkoi falje në llogarinë e tij në Instagram për gjestin e bërë, por kjo nuk i bëri përshtypje Federatës që tregoi dorë të hekurt në vendimin e marrë.