Frikë nga ‘helmimi’, Serbia dërgon kuzhinier në Elbasan

432
Serbët kanë vendosur që të mos i besojnë ushqimit që do t’u serviret nga shqiptarët dhe me vete do të marrin një kuzhinier serb i cili do ta kontrolloj atë paraprakisht. Sipas mediave serbe kjo frikë është e arsyeshme kur kihet parasysh fakti se cfarë provokimi kanë qenë në gjendje të bëjnë shqiptarët gjatë ndeshjes së zhvilluar në Beograd, ku u lëshua një dron me flamurin i cili përmbante hartën e Shqipërisë së Madhe.
E përditshmja serbe “Sport” shkruan se për të shmangut çfarëdo incidenti, njerëzit përgjegjës në federatën e futbollit serb kanë vendosur që pjesë e ekipit të jetë edhe një kuzhinier serb, punë e cila i është besuar një njeriu që tashmë ka qenë nëpër udhëtime me ekipet më të mira. Fjala është për Velimir Mitroviqin, kuzhinierin kryesor të hotelit “M”. Ai do të kontrollojë ushqimin, përpilojë listën me specialitet e preferuara të futbollistëve që do ti shijojnë gjatë qëndrimit të tyre dyditorë në Shqipëri. Federata e futbollit të Serbisë sipas kësaj gazete dëshiron të tregohet e kujdesshme pas zhvillimeve të fundit në Bjellorusi, ku lojtarët e Luksemburgut janë helmuar nga ushqimi.
Sigal