Gjykata merr vendim për Eros Grezdën pasi… (FOTO)

144
Sigal

Futbollisti i Osijekut dhe Shqipërisë Eros Grezda është gjobitur me 101 euro për goditjen e ish-lojtarit të Rijekës, Mirko Çolak pas gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë në 31 maj 2020, takim që përfundoi me eliminimin e skuadrës së Grezdës 3-2.

Ditën e sotme, Gjykata e Rijekës vendosi të gjobisë 25-vjeçarin me 101 euro për dhunim të kundërshtarit jashtë stadiumit. Grezda pretendoi se sulmuesi kroat e kishte provokuar dhe ofenduar për origjinën kombëtare.

Nga pamjet e kamerave jashtë stadiumit të Rijekës, Grezda afrohet dhe godet me grusht në fytyrë 27-vjeçarin Çolak, i cili këtë sezon aktivizohet me PAOK-un në Greqi.