Moisi Dalipi: Rroftë Sylvinhio dhe “poshtë” Sylvinhio

Moisi Dalipi
Mjeshtër i Madh

Edhe pse kanë kaluar disa javë  që për ekipin tonë kombëtar janë shuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në finalet e një botërori , përsëri në opinonin sportiv jo vetëm atë shqiptar vazhdon të diskutohet në sofrën e bisedave fakti  se : A duhet të vahdojë të jetë në krye të drejtimit të ekipit tonë kombëtar trajneri  braziliani Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho ) ? . Kuptohet qartë se gjatë  këtyre diskutimeve ka pasur  diskutime, dëshira dhe  hipoteza të ndryshme të cilat  sipas  argumeteve që sjellin e vlerësojën pozitive  punën e trajnerit Sylvinho , por jo  pak  janë dhe ata  të cilët thonë të kundërtën  ,se Silvinho  duhët ta mbylli këtu aventurën e tij në krye të ekipit tonë kombëtar. Disa prej tyre  e kanë bërë  fakt të kryer largimin e tij ,duke filluar të lakojën dhe emëra se kush duhet të zëvëndësojë . Por sipër ta ilistruar këtë “klimë” që rrethon të ardhmen e trajnerit te ekipit tonë kombëbëtar  Sylvinho po sjellim atë çka tha  në kofercën e fundit për shtyp presidenti F.SH.F. –ës  Zoti  Duka , kur u shpreh se :”E kam pyetur Sylvinhon  si  e ndien veten  , nëse e udheheq përsëri  këtë skuadër apo jo ? Ai  më është përgjigjur “ Si e mendon ti?” Në këndvësnhtrimin tim ke  energji akoma i thash.Ai do të marr kohë për të menduar dhe  dhënë përgjigje.Nuk do të thotë se nëqoftë se  thotë, ne do të ofrojën kontratë të re.Por do të vendosim para ndeshjeve miqësore të qershorit  nëse ne do të vazhdojëm me trajnerin apo  me një tjetër…”Duke i përqasur  pranë të dy këto qëndrime të ndryshme  për të ardhmen e trajnerit brazilian Silvinho  në krye të ekipit kuqezi  të  duket se ata që vlerësojën  dua të thonë :”Rroftë Sylvihio!” dhe ata që më shumë se çdo herë tjetër shtojën dozat e kritikës për të thënë :” Poshtë Sylvinhio!”. Përpara se të argumetojëm le të sjellim këtë fakt:-. Në historin 80 vjeçare të ekipit tonë kombëtar që nga viti 1946  kanë drejtuar 28 trajner , ku 13 prej tyre kanë qënë të huaj.Dhe për më tepër akoma në periudhën  2002 -2026 që korespondon  me priudhën Duka në krye të F.SH.F.-ës  janë 9 trajner që kanë drejtuar dhe të gjithë të huaj.  Le të ndjekim listën e trajnerëve të huaj në pankinën kuqezi  duke e shoqëruar ata me komentin përkatës .

2159156781
Sigal

Broçiç – Gjithçka nisi me Ljubisa Broçiç. Ishte viti i largët 1946 dhe Lufta e Dytë Botërore sapo ishte mbyllur. Kombëtarja kuqezi, që kërkonte një dorë të rëndë dhe disiplinë taktike e teknike, kthen sytë nga fqinjët e Jugosllavisë së asaj kohe. Pikërisht ish-futbollisti i kombëtares jugosllave do të përzgjidhej, madje dy herë. Në periudhë tranzicioni dhe, një vit më pas, në 1947.

Vadas – Emri tij  ishte ai i  hungarezit Miklosh Vadas, Në vitin 1953 do të merrte stolin e Shqipërisë, teksa më pas do të drejtonte Sirinë dhe Jordaninë. Kurioziteti… Pas miqësores Shqipëri-Poloni 2-0, u largua nga posti si trajner.

Ljukshinov –Ne vitin 1956  nje tjetër i huaj do të drejtonte Shqipërinë. Eshte  ish-futbollisti i Bashkimit Sovjetik, Nikolai Ljukshinov.. Pikërisht raportet e shkëlqyera me Bashkimin Sovjetik  edhe ne sport do të mundësonin këtë afrim. Vetëm një vit, ai 1956, teksa më pas do të provonte per tre  muaj dhe drejtimin e  Partizanit..

Dosena – Xhuzepe Dosena do të firmoste  kontratën me Shqipërinë, më 27 qershor 2002. Trajneri pare i ekipit tone kombetar pasi President I F.SH.F-ës zgjidhet Armando Duka .  Por, lamtumira e tij ishte edhe e shkurtër  duke mos  lene gjurme për të bërë vlersimin e punës tij .

Brigel – Një “gjeneral të hekurt”, që qëndron tre vjet në stolin kuqezi (2003-2006). Ish-futbollisti i Kaiserslauternit, Veronës dhe Sampdorias, por edhe ish i Gjermanisë Perëndimore,  i famshëm për kërcimet e gjata dhe ndër më popullorët në Gjermani, do të vendosë disiplinë te kuqezinjtë. Në tre vjet, 30 ndeshje, 10 fitore, 4 barazime dhe 16 humbje. Më 9 maj 2006, pak përpara fillimit të Botërorit që shpalli Italinë kampione, largohet pasi nuk rinovon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit

Bariç – Pas gjeneralit Brigel, pankina e Shqipërisë, ende pa u ftohur, gjen një tjetër emër të njohur dhe mjaft të famshëm. Austro-kroati, Oto Bariç, vihet në drejtimin e kuqezinjve. Dy humbje të turpshme, 4-2 ndaj Bjellorusisë dhe 6-1 në Bukuresht, ndaj Rumanisë, firmosën largimin e tij, që u ndje i tradhtuar nga skuadra dhe lojtarët. Dha dorëheqjen pas vetëm një viti…

Han – Ish-futbollisti i Holandës dhe PSV-së, Anderlehtit dhe Ajaksit, merr stolin e Shqipërisë, pas një karriere dhe cv-je të pasur duke drejtuar edhe skuadra si PAOK, Austria Vjenës, Fejnord, Shtutgart dhe Nurenberg. Në mes, eksperienca në Kinë, aty ku njihet me traditat e këtij vendi të gjigant… Do të kthehet, pasi Azia bëhet shtëpia e tij, por në fillim pranon ofertën e “shqiponjave”, në dhjetor të vitit 2007. Firmos për dy vjet, por në prill të 2009-ës largohet nga Shqipëria,me vullnetin e tij.

Kuzhe – “Plakushi i mirë”, ai që do të lërë padyshim gjurmë në futbollin shqiptar. Merr vendin e Hanit, duke drejtuar për dy vjet Shqipërinë,  ne vitet 2009-2011. Disa rezultate të mira, një fitore spektakolare 6-1 ndaj Qipros, edhe pse në miqësore dhe barazim ndaj Danimarkës. Ish-futbollisti  kroat i Dinamo Zagrebit do të ndahej nga jeta  ne moshen 60-vjeçare .

Mustedanagiç – Sëmundja e rëndë e Josip Kuzhes dhe largimi i tij i hapën rrugën Xhemal Mustedanagiçit, boshnjakut, që të merrte për një vit drejtimin e Shqipërisë. Kështu, boshnjaku  krejt rastesisht  drejtoi  pak   a muaj kuqezinjtë.

De Biassi – Trajneri i suksesshëm dhe jetëgjatë kuqezi. Thuajse 6 vjet në stolin e Shqipërisë, 52 ndeshje dhe bilanc pozitiv, nëse shihet me një këndvështrim të nivelit të kombëtares tonë ndër vite me 19 fitore, 11brazime dhe 22 humbje .Pjesmarrja e Shqiperise  ne finalet  Europianit 2016 , ishte sukses  për kombëtaren tonë ,por dhe për “ qytetarin” shqiptar Ganni De Biassi . Plotë 67 lojtarë  ka aktivizuar  në 52 ndeshjet e arkivës tij  .

Kristiano  Panuçi  –  Trajneri italian që ka drejtuar në mënyrën më  të keqe  të mundshme ekipin tonë kombëtar , Në 20 muaj  në drejtim  të viteve 2017 -2019  në 15 ndeshje shënon  4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje . E  thënë  më qartë  koha e drejtimit tij të ekipit tonë kombëtar dhe rezultatet e arritura një “arkiv” për t’u harruar.

Edi      Reja   – I njohur  merr nofkën “ plaku” për shkak të moshës  75 vjeçare  që mori drejtimin e Shqipërisë  duke qenë trajneri i dytë  me moshë më të madhe në ato vite(  2019 -2021) që drejtonte  , pas  rumunit  Mircea Lucesku.Me 37  ndeshje në  drejtim ka bilancin 14 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje .

Mendes Campos Sylvinho E mori drejtimin e skuadrës në 3 janar 2023 me kontratë 3 vjeçare dhe rinovim  7 mujor deri korrik 2026.. Shqiperia në drejtmin e tij mori pjesë për herë të dytë  në historinë e saj në finalet e Kampionatit Evropian  Gjermania -2024  duke dalë e para në grupin kualifikues. Të paharruara  fitoret 2-0 dhe 3-0  ndaj Polonisë dhe Çekisë në  Tiranë në  vitin 2023. Po kështu Shqipëria me Sylvinho në drejtim del e dyta në grup për kualifikueset e Botërorit 2026 duke arritur deri në ndeshjet plej of . Një sukses që pak kush e kishte parashikuar deri këtu. E paharruar fitorja 0-1 kundër Serbisë në Lekskovac më 11 tetor 2025. Bilanci ndeshjeve për Sylvinhio është 34 ndeshje në drejtim me 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje me golaverazhin  40 të shënur me 30 të pësuar.

 

13 trajnerët e huaj kuqezi

1.Ljubisa Broçiç                     Serbi

2.Miklos Vadas                     Hungari

3.Nikolai Lyukshinov           Rusi

4.Xhuzepe Dosena              Itali

5.Hans Peter Brigel             Gjermani

6.Oto Bariç                            Kroaci

7.Ari Han                               Holandë

8.Josip Kuzhe                       Kroaci

9.Xhemal Mustedanagiç   Bosnje H.

10.Ganni De Biassi                    Itali

11.Kristiano  Panuçi               Itali

12 Edi      Reja                         Itali

13 .Mendes Campos Sylvinho  Brazil

Duke dashur të jemi sa më të qartë, faktet dhe rezultatet tregojën se drejtimi  i trajnerit 51vjecar , brazilantit Sylvinho ka sjell më shumë rezultate pozitive  në realizimin e objektivave .Natyrisht një analizë më detjuar e punës tij  ka vend  për përmirësime dhe ndryshime që duhet bërë më mirë  .Gjithsesi përpara se të themi :“ Poshtë Sylvinho!”, duhet  të njohim  diçka më shumë  nga puna e tij  në ato ndeshje të fituara kur të gjithë kemi thënë me një zë :”Rroftë Sylvinhio!”