Gjigandi italian pranë nënshkrimit me De Gea-n?

493
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 26: David De Gea of Manchester United in action during the Barclays Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on October 26, 2014 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Sigal

Shikimi i shpeshtë i ndeshjeve të Manchester United është kthyer në një mision për Juventusin, që dëshiron me çdo kusht të firmos me Paul Pogba.

Por pavarësisht francezit, i cili është objektiv prej kohësh tashmë i bardhezinjve, në “lupën” e tyre ka përfunduar dhe gardiani i “djajve”, David de Gea. Spanjolli është një element i rëndësishëm për skuadrën nga “Old Trafford” dhe këtë fakt e kanë nuhatur dhe bardhezinjtë. Megjithatë, sipas “The Sun” palët janë sa afër aq edhe larg.

Kjo për shkak se kontrata e De Gea te United përfundon në vitin 2020, ndërkohë që anglezët kërkojnë plot 75 milion euro për kartonin e tij, shifër që nuk pritet të paguhet për asnjë moment nga Juventusi. Bardhezinjtë nuk kanë nevojë për një portier të ri, pasi në verën që sapo lamë pas nënshkruan me zëvendësuesin e Gianluigi Buffon, Mattia Perin nga Genoa, ndërsa portier i parë është polaku, Wojciech Szczesny.