Arsenali triumfon në transfertë dhe kryeson Premier League

140
Sigal

Arsenali vazhdon të tregojë se mbetet një nga skuadrat pretendente këtë sezon në Angli. Sot, djemtë e Artetës mundën 0-1 Lidsin në transfertë.

“Topçinjtë” do të merrnin epërsinë pas 35 minutash me Saka, futbollist ky që po bën një edicion mjaft pozitiv.

Lidsi ka mundësi për të vendosur ekuilibrat me Bamford, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë 20 minuta nga fillimi i pjesës të dytë.

Arsenali kryeson kampionatin me 27 pikë. Takimi i radhës për ta është ndaj Sauthemptonit, në transfertë. Lidsi renditet në vendin e fundit.