Gjesti emocionues i Liverpoolit për Floyd që u vra në Amerikë

297
Sigal

Bota e sportit bën homazhe në kujtim të George Floyd, i cili u vra nga një agjent policie në Minneapolis Derek Chauvin. Me fytyrën në asfalt ai nuk mundi që të duronte presionin e gjurit të agjentit për 7 minuta.

Klubi i Liverpoolit së fundmi ka vendosur që të japë një mesazh shumë domethënës, duke vendosur të gjithë skuadrën në gjunjë në formë rrethi. Gjesti i madh ndodhi para seancës stërvitore.

Fotoja është publikuar fillimisht nga mbrojtësi Joe Gomez, i cili e ka shoqëruar me hashtagun “Bashkimi është forcë” dhe “Jeta e të zinjve vlen”. Kujtojmë që në Amerikë ka pasur reagime të ashpra dhe protesta të dhunshme për vrasjen e Floyd, që ka tronditur një botë të tërë.