Gjermania për “jetë a vdekje” ndaj Kosta Rikës, Flick rreshton titullarët

109
Sigal

Pas rreth një ore do të startojë sfida mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë, me “pancerat”, të cilët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila mund ta çojë në raundin tjetër të, “Katar 2022”.

Tekniku Hansi Flick ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1, me veteranin Neuer në portë, mbrojtja me 4 do të përbëhet nga Kimmich, Sule, Rudiger dhe Raum. Përpara tyre do të vendosen Gundogan dhe Goretzka, ndërsa reparti i mesfushës ofensive do të përbëhet nga Musiala, Muller dhe Gnabry, të cilët do mbështesin Leroy Sanen, i cili do të jetë i vetëm në sulm.

Ndërkaq, nga ana tjetër, tekniku i Kosta Rikës, Luis Suarez ka përzgjedhur të njëjtin formacion me atë, që i dhuroi 3 pikët e para këtë edicion, kundër Japonisë.

FORMACIONET ZYRTARE: