Genaro Gattuso: Milani s’duhet të kërkojë alibi, me Lazion luajmë ashtu si ndaj Juves

470
Sigal

Zërat e shumtë për një dënim të mundshëm nga UEFA nuk e shqetësojnë aspak trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso, i cili është i përqendruar te ndeshja e radhës ndaj Lazios. Strategu kuqezi kërkon që ekipi i tij të luajë sikur të ketë përballe Juventusin.

“Duhet të bëjmë më pak gabime se ndaj Juventusit, por dua ta shoh atë qëndrim. Mjaft është folur për gjyqtarët, ne duhet të mendojmë për atë që ndodh në fushë. Është shumë e lehtë për të kërkuar alibi sot. Gjyqtarët janë profesionistë, ne duhet të respektojmë punën e tyre. Suso bëri shumë mirë ndaj Juventus, do më pëlqente që i gjithë ekipi të na jepte një dorë.

Të heq dorë? Duket absurde për mua, vlerësova fjalët e Maldinit. Kam një kontratë dyvjeçare, qëllimi ynë është të arrijmë në Champions League.

Hetimet nga UEFA? Përgjegjësia ime ka të bëjë më fushën. Kemi një ekip të madh, me njerëz të mëdhenj që punojnë shumë që të jemi sa më të qetë. Me Lazion është një ndeshje shumë e rëndësishme për renditjen, duhet të vijojmë atë që kemi treguar edhe ndaj Juventusit”, deklaroi Gattuso.