Futboll/ klubet që fitojnë më shumë nga biletat

485
Sigal

Janë lojtari i 12-të kur bëhet fjalë për ndihmën që I japin skuadrave të tyre nga tribuanat, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për klubet. Tifozët e futbollit rezultojnë se mbushin me miliona euro arkat e ekipeve dhe konfirmimi për këtë vjen nga raporti i fundit i “Deloite”. Në klasifikimin për të ardhurat e klubeve nga shitja e biletave, vendin e parë e mban Barcelona. Klubi katalunjas ka fituar në sezonin e fundit 2017/2018 vetëm nga tifozët e saj që mbushin stadiumin “Camp Nou” 144.8 milion euro.

Në vendin e dytë, renditet Reali i Madridit. Sipas raportit, klubi “los blankos” ka arkëtuar nga biletat 143.4 milion euro.

Një vend nderi ka edhe Mançester Junajtid, që ngjitet në podin e fituesëve me 119.5 milion euro të derdhura në arkën e klubit vetëm nga stadiumi “Old Trafford”.

Pesëshja e parë e klubeve që vjelin më shumë përfitime nga shitja e biletave plotësohet nga Arsenali dhe Bajerni i Mynihut, përkatësisht me 111.6 milion euro dhe 103.8 milion euro.