Fusha e “pushtuar” nga uji, ndeshja Përmeti-Labëria luhet në kushte të mjerueshme

341
Sigal

Sot u luajt java e 9-të e Kategorisë së Dytë duke rezervuar dhe një përballje midis Përmetit dhe Labërisë.

Dhe pse e gjithë Shqipëria është mbuluar nga reshjet e dendura të shiut, gjendja e fushës në takimin Përmeti-Labëria ka qenë vërtetë e mjerueshme. Reshjet e shiut kishin shkaktuar puse të mëdha uji, që ia bënin lojtarëve të pamundur të luanin në një terren të tillë.

Në fund ishte Labëria, ajo që triumfoi me rezultatin 0-2 duke iu falur golave të Miranit dhe Dalanajt. Gjithsesi kjo nuk e heq fokusin nga kushtet që u luajt ndeshja, që është vërtet për të ardhur keq se si një ndeshje mund të luhet në një terren të tillë, në kohët që jemi sot.

E njëjta situatë ndodhi dhe në sfidën Luftëtari-Flamurtari, ndeshje kjo e luajtur në Gjirokastër. Gjendja e fushës së Luftëtarit nuk bënte ndonjë ndryshim nga ajo në Përmet, pasi e gjitha varej nga reshjet e dendura të shiut.

Në kampionatet më të mëdha botërore anulohen ndeshjet në kushte jo të denja atmosferike, ndërsa në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, duke e nxjerrë nga konteksti të gjithë qëllimin e këtij sporti.