Zjarri nxjerr zbuluar Manastirliun, ministrja njëkohësisht në dy vende, edhe në QSUT edhe në Vorë

249
Sigal

Një zjarr që ka rënë ditën e sotme në ambientet e spitalit Covid-3 në QSUT ka nxjerrë zbuluar Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në kohën që zjarri i rënë në spitalin Cvoid-3 ishte duke u fikur nga zjarrfikësit, Manastirliu doli live nga një qendër shëndetësore në Vora.

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë ajo u filmua në ambientet e Spitalit Covid-3 së bashku me kreun e Infektivit, Najada Çomo.

Siç duket ministrja e kishte filmuar më herët këtë material dhe e ka nxjerrë gjoja si live ditën e sotme në rrjetet e saj sociale.