I premtonte emigrantëve të paligjshëm kalimin drejt vendeve të BE-së, në pranga 35-vjeçari

342
Sigal

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap duket transportuar në pesë shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, që iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Raportohet se 35-vjeçari A.B., i kishte bërë rezistencë punonjësve të policisë në momentin e ndalimit dhe

Njoftimi i policisë së Maliqit:

Maliq

Specialistët për hetimin e krímit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Zboq, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. 35-vjeçari, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.