Xhelal Mziu: Kamzën e ndryshuam me punë konkrete dhe jo me fjalë e premtime boshe

Ish-kryebashiaku dhe Kryetari i PD së Kamzës në një status të tij, bënë krahasimet mbi punën që i ndryshuan faqen Kamzës dhe premtimeve boshe të rilindasve aktual. Edhe pse të diskriminuar nga qeverisja e socialistve dhe alergjia e tyre për Kamzën, ne mundëm që me fondet e bashkisë të bëjmë shumë rrugë, lulishte, ujsjellsa dhe lulishte për qytetarët.

Ja postimi i tij:

Sigal

Çdo ditë inagurohej një rrugë, 167 rrugë ishin për vitin 2019, ose një KUZ, 70 ishin për 2019, ose një shkollë, apo kopsht, apo rikonstruksione objektesh publike, me dhjetëra familje e biznese futeshin në skemën e furnizimit me ujë, aktivitete sportive, kulturore e artistike, kishte gjallëri, kishte shpresë…
Çdo investim, shërbim, etj bëhej 100% me fondet e Bashkisë dhe zero lekë qeveria e rilindjes (bëhej diskriminim politik dhe krahinor)!
Ka 9 muaj rilindasi 6%, asnjë rrugë, asnjë kuz apo kontratë uji, asnjë shkollë, kopsht, përkundrazi rrënim të pallatit kulturës, stadiumit, tregut, rrugëve, ndriçimit…
Papunësia, varfëria ekstreme, skamja eknomike, eksodi, falimentim biznesesh, humbje e shpresës…
Qytetarët janë në udhëkryq, zgjedhjet e reja, zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve e qytetit të Kamzës!