Nëna e djalit të dhunuar nga policia nxjerr bllof Ardi Veliun: Video që nxorre është nga një film, jam aktore!

121

Paraditen e sotme, drejtori i policisë, Ardi Veliu, nxorri një video për të justifikuar dhūnën e ushtruar nga policia ndaj një djali të mitur, në zonën e Liqenit Artificial.

Në video shfaqej nëna e djalit të dhūnuar nga policia, Zaida Çobo, me një pistōletë në dorë. Veliu deklaroi “Shikoni çfarë familje”, duke bërë një lidhje të pakuptueshme mes videos së nënës dhe ngjarjes që kishte ndodhur.

Deklarata e zotit Veliu, i cili gjykon veprimet e qytetarëve, bazuar në sjelljen e të gjithë familjes apo fisit dhe jo sjelljen individuale në momentin e ngjarjes është një dëshmi e nivelit të ulët intelektual, dhe mentalitetit provincial, në nivele drejtuese dhe më të larta në Policinë e Shtetit.

Por, skandali i Ardi Veliut, thellohet edhe më tej, pasi nëna e djalit shprehet se ajo ka qenë aktore në një film dhe sekuenca e shfaqur nga drejtori i policisë, është nga prapaskenat e filmit.

Unë e përgënjeshtroj këtë që ka nxjerrë Ardi Veliu, pasi është vjedhur nga FB im dhe është pjesë e marrë nga prapaskenat e një filmi, “Dashuria s’mjafton”, e regjisorit Drilon Hoxha, ku unë jam protagoniste. Krerët tanë nuk marrin vesh nga arti.

Ardi Veliu të mësojë të ndajë gjinitë, duke folur për fëmijën tim, thoshte “ajo”, unë kam një djalë dy metra. Vjen nga një nënë që e kam rritur me mund e me djersë”, deklaroi nëna e djalit.

Video skandaloze e Ardi Veliut: