Zyrtare: Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

66

Tashmë është zyrtare, pas gati 3 muajsh pushim, më 3 qershor të gjitha klubet e superligës do të zbresin në fushën e blertë për të rifilluar sezonin 2019/2020 aty ku e lanë.

Do t’i duhet që në këto dy muaj që do të luhet futboll, sigurisht patifozë, të zhvillojë 10 javë të kampionatit dhe 5 javë të kupës së Shqipërisë. Prej datës 18 maj të gjitha klubet dhe ekipet kanë rifilluar seancat stërvitore në grupe nën masat e rrepta të një protokolli shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Kanë mbetur ende për t’u përcaktuar në fushën e lojës dy verdiktet kryesore të futbollit shqiptar si kampioni i sezoni 2019/2020 dhe fituesi Kupës së Shqipërisë, verdikte që plotësojnë gjithashtu edhe listen e skuadrave që shkojnë në Kupat e Europës nga futbolli ynë.
Superliga shqiptare në bazë të programit të paracaktuar do të mbyll kampionatin më 28 korrik dhe do të zhvillojë finale e kupës së Shqipërisë.