Rilindja punëson shpërndarës energjie në OSHEE para zgjedhjeve

139
Sigal

Sa më shumë afrohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qeveria edhe më shumë po “fryn” jo vetëm administratën publike me militantë, por edhe kompanitë shtetërore, në funksion të mbledhjes së votave, por rrogat e militantëve të punësuar për fushatën zgjedhore, do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Kështu, me preteksin se  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë nisur nga puna për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës dhe kabinave të vjetra të energjisë elektrike në Kombinat, po punësohen shpërndarës, duke i lënë të gjitha punët, në prag të zgjedhjeve parlamentare, me qëllim që të punësojnë militantët e Rilindjes.