Sigal

«Lamtumira e Cristiano Ronaldos është bërë fakt i kryer mbrëmë». Ky është rrëfimi që ‘Marca’ bën në lidhje me takimin vendimtar mes Real Madrid e Jorge Mendes, agjentit të kampionit portugez. Një takim në të cilin kanë marrë pjesë Jose Angel Sanchez, krahu i djathtë i presidentit Florentino Perez dhe prokuratori i CR7. «Takimi nuk është i fundit – shpjegon gazeta iberike – por ka vendosur bazat e transferimit, me drejtuesit e Real që i kanë kërkuar Mendes të sjellë një ofertë prej 100 milionësh. Agjenti i Ronaldos, i ka siguruar se do të sjellë atë të Juventus».

Numri 7, dhurata e Cuadrados për Ronaldon…

Mirëpritja e kampionit portugez në Torino ka nisur me një xhest të thjeshtë po shumë të rëndësishëm për Cristiano Ronaldon. Tek Juventus 33 vjecari do të jetë sërish CR7. Juan Cuadrado do të ndryshojë numrin e fanellës. Lojtari i krahut i Kolumbisë është gati ti bëjë dhuratën e parë Cristiano Ronaldos, duke i lënë numrin 7. Me shumë mundësi kolumbiani do të kthehet të mbajë fanellën me numër 16.

Ronaldo në Torino të shtunën…

pas dy ditësh do të mund të nisë zyrtarisht aventura e Cristiano Ronaldos tek Juventus. Bardhezinjtë kanë nisur të organizojnë mbërritjen e portugezit në Torino. Të shtunën në 7 korrik sulmuesi duhet të jetë në Caselle për prezantimin zyrtar në Allianz Stadium.

Në imazhet e Real Madrid mungon Ronaldo…

Sa për ta konfirmuar operacionin e transferimit të Ronaldos, me destinacion Juventus, mendon vetë Real Madrid që në publikimin e fotove të fanellave të reja të klubit nuk ka përfshirë CR7. më qartë se kaq…