FSHF-ja mbledh në Durrës arbitrat e “ekselencës”

886
Dita e djeshme ka qenë e “nxehtë” për arbitrat e Superiores në futbollin shqiptar. Durrësi i priti ata në seminarin e përvitshëm që organizohet nga FSHF-ja, në çdo prag të fillimit të sezonit. Sipas shefit të Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, gjyqtarët u njohën me ndryshimet e bëra në rregullore, ndërkohë që do t’u nënshtrohen edhe disa testimeve. “Ky seminar bëhet çdo vit, ku arbitrat njihen me ndryshimet në rregullore, por do të ketë testime për ta, të cilat do të përcaktojnë edhe ecurinë e tyre gjatë sezonit të ri të Superiores”, kështu ka deklaruar dje Sokol Jareci, përgjegjës i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, i cili njëherësh ka bërë edhe një apel për të gjithë arbritrat, duke iu kërkuar atyre që të të evitojnë gabimet e rënda në gjykimet që bëjnë. “Ne nuk kemi kushtet që të aplikojmë moviolat në fushë, sikundër edhe po bëhet në disa kampionate të zhvilluara. Arbitrat të kenë kujdes që të evitojnë gabimet e rënda, të tregohen të kujdesshëm në marrjen e vendimeve në rastet e ndëshkimeve të futbollistëve”. Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë më 9 shtator, pas mbylljes së ndeshjeve të Kombëtares me Litehshtejnin dhe Maqedoninë.
Sigal